TIRANË- Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në të gjithë Tiranës. Autostrada Tiranë-Durrës është përmbytur nga reshjet që kanë sjellë edhe baltë me vete.

Po kështu tek Qendra tregtare City Park përgjatë autostradës niveli i ulit ka kaluar 1 metër. Qytetarët sjellin video nga oborri, ku makinat duken të mbuluara nga uji.

Aty është krijuar një kaos e panik dhe qytetarët shkruajnë se askush nuk iu ka shkuar për t’i ndihmuar. “Na ka ardhur uji deri në timon. Jemi në rrezik të mbytemi. Ju lutem na ndihmoni”, shkruajnë qytetarët.

Pas publikimit të lajmit në “BalkanWeb”, mjeti i ushtrisë është nisur drejt City Park për evakuimin e qytetarëve që ndodhen aty. Po punohet për zhbllokimin e situatës.

permbytje autostrade-city park (3)

permbytje autostrade-city park (4)

permbytje autostrade-city park (1)

permbytje autostrade-city park (2)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb