Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në lidhje me atë që ka ndodhur me Primaret në Partinë Demokratike.

Gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Kamëz, Rama tha se ata që fituan në Primare, veçanërisht kryetari i PD në Kavajë, përfunduan “në barkun e Bufit”, duke iu referuar mos përfshirjes së tyre në listat për 11 majin.

Kryesocialisti theksoi se, megjithatë, për të nuk ka rëndësi e ardhmja e PD, por theksoi se kjo është e vërteta e situatës aktuale.

“Shihni çfarë ndodhi me Primaret. Thanë ejani se është garë e hapur u bë deti kos. Sikur u thanë nxirreni kokën kush vërtetë ka mbështetje e vota, e të tërëve ua prenë kokën. Primaret në Tiranë i festoi kryetari i PD në Kavajë, ndodhet sot në barkun e bufit, e hëngri. Se mos vetëm atë. Hëngri të tërë e as në lista nuk janë e as nëishani nuk u shihet. Sigurisht që nuk më intereson e ardhmja e PD. Por kjo është e vërteta tani”, tha kryesocialisti.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb