SHBA-ja kërkon që Koreja e Jugut të paguajë më shumë për sigurinë, theksoi sot në Seul kreu i Pentagonit, Mark Esper, pa përmendur shumën e kërkuar nga Uashingtoni.

“Kjo është një aleancë e fortë që ne kemi, por Koreja e Jugut është një vend i pasur dhe ajo duhet të paguajë më shumë për të ndihmuar në kompesimin e kostos së mbrojtjes”, theksoi ministri amerikan i Mbrojtjes në një konferencë shtypi në Seul.

Ai nuk përmendi shumë e kërkuar nga Uashingtoni, por sipas shtypit amerikan, administrata amerikane i ka kërkuar Seulit të rrisë kontributin e saj në rreth pesë miliardë dollarë në vit.

SHBA-ja ka vendosur 28 500 ushtarë në Korenë e Jugut për ta mbrojtur nga Koreja e Veriut.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb