SHBA

SHBA-ja i heq të drejtën e vizës amerikane 77 anëtarëve shtesë të kampit të presidentit venezuelas, Nicolas Maduro, që përpiqet ta detyrojë të largohet nga pushteti, njoftoi sot zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence.

“Sot, departamenti i Shtetit njoftoi se SHBA-ja do të heqë 77 të drejta për vizë, mes të cilëve shumë përgjegjës të regjimit të Maduro dhe të anëtarëve të familjeve të tyre”, deklaroi ai, shkruan atsh.

Masa të tilla kishin shënjestruar disa dhjetëra venezuelas para më shumë se një muaj, 49 prej të cilëve u prekën javën e kaluar, ndërkohë që Uashingtoni përpiqet të rrisë presionin mbi kreun socialist.

“Ne do të vazhdojmë t’i kërkojmë llogari gjithë regjimit të Maduros deri sa ‘libertad’ të rivendoset në Venezuelë”, theksoi zëvendës presidenti amerikan, në përpjekjet e para të administratës së Donald Trump në favor të opozitarit, Juan Guaido, të vetëshpallur i përkohshëm dhe i njohur si i tillë nga SHBA-ja dhe më shumë se 50 vende të tjera.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: