SHBA-ja i bëri sot thirrje vendeve europiane të ndjekin shembullin e saj dhe të njohin sa më shpejt Juan Guaido si president të përkohshëm të Venezuelës.

“Ne jemi shumë të inkurajuar nga rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian duke njohur Juan Guaido si president të përkohshëm”, tha sot zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, duke theksuar se më shumë se 20 vende e kanë bërë këtë gjë.

“Ne nxisim qartësisht të gjitha qeveritë në Europë që të mbështesin popullin e Venezuelës dhe qeverinë e tranzicionit duke njohur Guaidon si president të përkohshëm”, insistoi ajo gjatë një bisede telefonike me medien europiane dhe amerikane.

Uashingtoni e njohu autoritetin e opozitarit që kur u vetëshpall më 23 janar si president i përkohshëm i Venezuelës./ATA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: