UASHINGTON- Uashingtoni paralajmëroi Pekinin për praninë në SHBA të agjentëve që ndjekin në mënyrë të fshehtë të arratisurit kinezë për t’i detyruar të kthehen në vendin e tyre, njoftoi sot e përditshmja ”New York Times”.

”Operacioni është pjesë e një aktiviteti ndërkombëtar ndërmarrë nga Pekini dhe quajtur “Operation Fox Hunt”. Agjentët kinezë kërkojnë të rimarrin fondet e paligjshme dhe të riatdhesojnë të arratisurit e kërkuar për korrupsion dhe krime të ndryshme”, theksoi e përditshmja duke cituar zyrtarët amerikan.

Paralajmërimi i SHBA-së, hartuar nga departamenti amerikan i Shtetit disa javë më parë ndodh para një vizite në Uashington të presidentit kinez, Xi Jinping në muajin shtator. Autoritetet amerikane kërkojnë ndërprerjen e aktiviteteve të këtyre agjentëve që rikthehen në SHBA me viza biznesi apo turizmi. Taktikat e tyre të presionit, duke përdorur në mënyrë të veçantë kërcënimet kundër familjeve, janë rritur këto muajt e fundit, sipas të përditshmes.

Që prej vitit 2014, më shumë se 930 të dyshuar janë riatdhesuar drejt Kinës nëpërmjet këtij programi”, shtoi ”New York Times” që citon Ministrinë kineze të Sigurisë Publike. Të arratisurit e kërkuar janë konsideruar si figura të kërkuara për korrupsion që Pekini i dënon si krime politike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: