SHBA-ja ka ndërmarrë sanksione kundër “Persian Gulf Petrochemical Industries Company” (PGPIC), grupi më i madh petrokimik iranian dhe kundër dhjetëra filialeve për shkak të lidhjeve me Gardianët e Revolucionit, sipas një komunikate të Thesarit amerikan.

“Sanksionet janë ndërmarrë për shkak të mbështetjes financiare të dhënë për ‘Khatam al-Anbiya Construction Headquarters’, një konglomerat inxhinierik i Gardianëve të Revolucionit”, theksoi sot Thesari, duke shtuar se 39 filiale dhe agjentë të huaj janë shënjestruar gjithashtu.

Sipas SHBA-së, PGPIC-ja dhe filialet e saj përfaqësojnë 40% të kapaciteteve prodhuese petrokimike iraniane dhe 50% të eksportit në këtë sektor. (Ata)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb