SHBA – SHBA-ja njoftoi sot se kishte vendosur në Japoni sistemin e dytë të radarëve antiraketë, duke mundësuar përmirësimin e mbrojtjes kundër një sulmi të mundshëm koreano-verior.


”Sistemi i quajtur AN/TPY-2 (Army Navy/Transportable Radar Surveillance) ka vendosur Kyogamisaki, në perëndim të Japonisë dhe do të mundësojë përmirësimin e sistemeve të zbulimit të raketave balistike në të mirë të Japonisë, por gjithashtu dhe të SHBA-së”, – bëri të ditur Pentagoni në një komunikatë.


Një tjetër radar amerikan, modeli “X-band” është vendosur tashmë në veri të arkipelagut japonez, në bazën Shakiri, në Tsugaru City.


SHBA u kërkon herë pas here aleatëve të tyre të riforcojnë sistemet e mbrojtjes antiraketë përballë kërcënimeve të shfaqura nga Koreja e Veriut dhe programi i saj bërthamor dhe balistik, burim shqetësimesh në rajonin e Paqësorit.

“Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim në rëndësinë e zhvillimit të sistemeve rajonale të mbrojtjes kundër raketave balistike”,- theksoi së fundi James Winnefeld, zëvendësshefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb