PRISHTINE- Ushtria Çlirimtare e Kombëtare me anë të një deklarate ka reaguar ashpër ndaj disa politikanëve kosovarë dhe maqedonas, mes tyre Ali Ahmeti, Menduh Thaçi.

Në mediat është shpërndarë një komunikatë e një grupi që e quajnë vetën Ushtria Çlirimtare Kombëtare – UÇK, ku theksohet se do ndëshkohen ata që tradhtuan.

“Ushtria Çlirimtare Kombëtare nëpërmjet një deklarate ka sqaruar se drejtësia do të ndëshkojë rëndë tradhtinë mbi ngjarjen e rëndë në Kumanovë, bandën e Ali Ahmetit, Mendu Thaçit dhe disa politikanëve në Kosovë, të cilët në bashkëpunim me vrasësit e popullit shqiptar Nikolla Gruevski, Sasha Mihajllkovi dhe Gorgana Jankullocska, organizuan masakrën e 9 dhe 10 majit”, thuhet në këtë komunikatë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: