POGRADEC-Sërish situatë e tensionuar në komunën Udënisht të Pogradecit. Protesta e banorëve kundër çmimit të shpronësimeve të vendosur nga qeveria, kë degjeneruar në përplasje me policinë. Gjithçka ka ndodhur gjatë takimit që po zhvillonin me 3 përfaqësues të Ministrisë së Turizmit, për gjetjen e një gjuhe të përbashkët për shembjen e ndërtimeve përgjatë liqenit.

Banorët nuk kanë lejuar largimin e përfaqësuesve të Ministrisë, duke dalë para automjetit me të cilin udhëtonin ata. Në këtë moment ka ndodhur edhe konfrontimi me policinë dhe kjo e fundit ka shoqëruar disa prej protestuesve. Protestat vijnë ndërsa pritet aksioni i INUK për shembjen e banesave e lokaleve në aksin Pogradec-Lin, ndërkohë që banorët e cilësojnë çmimin e vendosur për shpronësimet, qesharak.
(ma.ar/News24BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: