Udhëheqësit e Egjiptit, Francës dhe Jordanisë zhvilluan një telefonatë të përbashkët me presidentin amerikan Donald Trump, në margjinat e samitit trepalësh të mbajtur në Kajro.
Presidenca e Egjiptit tha se tre udhëheqësit diskutuan me Presidentin Trump mënyrat për të garantuar një armëpushim urgjent në Rripin e Gazës, duke theksuar nevojën për të rifilluar aksesin e plotë për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të liruar të gjithë pengjet dhe të arrestuarit menjëherë.
Të tre liderët theksuan rëndësinë e krijimit të kushteve të favorshme për arritjen e një horizonti real politik dhe mobilizimin e përpjekjeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund gjendjes së vështirë të popullit palestinez, si dhe rivendosjen e sigurisë dhe paqes për të gjithë dhe zbatimin e zgjidhjes me dy shtete. Të tre liderët dhe presidenti Trump ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë.
Thirrja theksoi gjithashtu rëndësinë e përshpejtimit të procesit për të arritur paqen në Ukrainë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe nevojën e përbashkët për siguri dhe stabilitet ndërkombëtar.
(A.A/BalkanWeb)