ELBASAN

Detaje të tjera nga aksidenti tragjik me katër viktima që ndodhi pasditen e sotme në Elbasan.


Burime jo zyrtare pohuan se nga aksidenti humbi jetën 30-vjeçarja Jonida Kotorri. Po kështu humbën jetën Fatushe Agolli, 68 vjeçe, Fatime Hoxha, 58 vjeçe dhe Lume Hoxha 55 vjeçe. Makina me të cilën udhëtonin viktimat drejtohej nga Gëzim Kotorri.


Mësohet se 5 personat udhëtonin nga Tirana drejt fshatit Shtëpanjë në Elbasan ku do të zhvillohet ceremonia mortore e bashkëshortit të një prej viktimave që humbi jetën sot. Bëhet fjalë për bashkëshortin e 58-vjeçares Fatime Hoxha që kishte ndërruar jetë në spital në kryeqytet dhe bashkëshortja me të afërmit do përgatisnin ceremoninë e varrimit.


Nga aksidenti ku u përplasën tre mjete, mbetën të plagosur edhe dy persona, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Tre mjete u përplasën pranë Paprrit, njëra prej tyre drejtohej nga Gëzim Kotorri, ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër që është përfshirë në këtë aksident quhet Oltion Shehi dhe shoferi i tretë është me iniciale E.R. Të tre drejtuesit e automjeteve të përfshirë në aksident ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri