NGA MARIGLEN MERTIRI

TIRANE- Ministria e arsimit javën e ardhshme publikon udhëzimin e ri për pranimin e maturantëve në universitet. Në këtë udhëzim parashikohet përmirësim i skemës së pranimit të të rinjve, si shkurtimi i afateve dhe mundësia e çregjistrimit të fituesve për t’u rifutur sërish në garë. Këto ndryshime për ministren e Arsimit, Lindita Nikolla përmirësojnë formulën ekzistuese dhe e bëjnë imune ndaj sulmeve politike.

Sipas ministres, maturantët e këtij viti pritet të kenë lehtësira më të mëdha për pranimet në universitet duke synuar nga Ministria e Arsimit pamundësi atakimi të formulës së re të rekrutimeve, të imponuar nga ligji i ri i arsimit të lartë që bazohen në meritë.

Ministrja e cilëson këtë lëvizje në kohën e duhur pasi ka informuar maturantët sa duhet për ndryshimet që pritet të ndodhin.

Këto ndryshime vijnë një vit pas problematikave të hasura në procesin e pranimeve të maturantëve në universitet dhe sugjerimet që kanë ardhur nga çdo universitet për ta thjeshtuar skemën e cila për ta është e duhura dhe ulur afatet e konkurrimit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb