Një udhëzim i firmosur nga Flamur Noka me cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, duket se i hap rrugën kuoptimit në strukturat e kësaj partie, të gjithë mbështetësve të Lulzim Bashës, që sot kanë pranuar të bëhen pjesë e partisë që drejtohet nga Sali Berisha.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar udhëzimin, në të cilin përcaktohen hapat që do të ndiqen nga të gjitha degët e PD-së.

Kështu referuar udhëzimit, një individ që ka qenë anëtar kryesie në degën e PD-së së drejtuar nga Basha, që konsiderohet si strukturë paralele nga PD e Berishës, do të kuoptohet si anëtar kryesie në degën e PD-së. E njëjta gjë do të ndodhë me ata që kanë qenë kryetarë grupseksioni apo seksioni, që do të vijojnë të mbajnë të njëjtat pozicione, duke ndryshuar kështu vetëm emrin e kryetarit të partisë në qendër, nga Lulzim Basha te Sali Berisha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nuk dihet se sa do të mirëpritet një udhëzim i tillë, sa do të jetë ai efektiv në atë që konsiderohet apo trajtohet si bashkim i demokratëve, me apo pa diversitet, por duket se ka një përpjekje për të ofruar të gjithë ata që ishin pjesë e strukturave të PD që drejtohej nga Basha, që ndoshta në vijim mund t’i bashkohen forcës që pritet të krijohet edhe nga Enkelejd Alibeaj dhe të tjerë emra që dikur ishin në PD, më pas u pozicionuan në krah të Bashës, dhe sot po tentojnë të rigrupohen si anti-Berishistë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: