UEFA nuk i ka falur gjeste raciste në ndeshjen mes Malit të Zi dhe Anglisë, ku tifozët malazezë ofenduan lojtarët me ngjyrë të “Tre Luanëve”. Ngjarja bëri shumë bujë, edhe për mënyrën se si Sterling festoi përballë tribunave të ultrasve racistë malazezë pasi shënoi në suksesin 5-1 kombëtares së tij.

Komisioni i Disiplinës i UEFA-s ka vendosur që ndeshja e radhës e përfaqësueses së Malit të Zi në shtëpi të luhet me dyer të mbyllura, ndërsa ka vendosur dhe një gjobë prej 20 mijë eurosh për federatën.

Nga ky dënim përfiton Kosova, pasi është pikërisht ajo që do të luajë ndeshjen e radhës në fushën e Malit të Zi. Përfaqësuesja e Kosovës, e cila gjendet në të njëjtin grup me Malin e Zi dhe Anglinë në eliminatoret e Euro 2020, ka të planifikuar të luajë më 7 qershor ndeshjen e saj në stadiumin e Podgoricës, i cili tashmë do të jetë i mbyllur për tifozeritë e ë dy skuadrave si pasojë e këtij vendimi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb