Sjellja e tifozëve në ndeshjen e 1/8-ave të finaleve të Ligës së Kampioneve e zhvilluar në “Old Trafford”, u ka kushtuar shumë dy klubeve, që janë gjobitur me shumta të majme nga ana e qeverisë së futbollit europian.

UEFA ka bërë me dije se janë ndëshkuar me 16 mijë euro gjobë organizatorët e Mançesterit, ndërsa miqtë francezë me një gjobë edhe më të rëndë, plot 41 mijë euro, pasi ndezën dhe mjete piroteknike në sektorin e tyre.

Sfida përfundoi me fitoren 2-0 të Paris Sën Zhërmenit, ndërsa të gjithë shijuan në maksimum performancën e ultrasve parizeienë, që dhuruan spektakël për gjatë gjithë takimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb