UEFA dhe FIFA konfirmojnë se kombëtarja ruse mbetet e pezulluar nga garat ndërkombëtare. Vendimi, i ardhur fillimisht në shkurt 2022 pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, tani do të jetë i vlefshëm edhe për Kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Sipas gazetës ruse Sports Expressen, një burim nga federata e futbollit të vendit ka konfirmuar vazhdimin e këtij sanksioni. Kjo do të thotë se Rusia nuk do të jetë në mesin e 54 kombeve të UEFA-s që do të marrin pjesë në shortin e kualifikueeseve më 13 dhjetor, ku skuadrat do të ndahen në 12 grupe që do të konkurrojnë për 16 vende në Kupën e Botës.

Në këto kushte, ky është  kompeticioni i tretë i madh që Rusia do të mungojë pasi u përjashtua nga Kupa e Botës 2022 në Katar dhe Kampionati Evropian 2024 në Gjermani.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb