TIRANË-Portugalia ka fituar kundër Serbisë me rezultatin 2-1, duke e lënë këtë të fundit me 1 pikë në fund të listës.

Në faqen zyrtare të UEFA-s u publikua fillimisht se Serbisë i janë hequr 3 pikë të tjera përveç 3-pikëshit që iu hoq me Shqipërinë duke e vlerësuar me -2 pikë.

Pas disa orësh UEFA e ka korrigjuar gabimin duke e vlerësuar Serbinë me 1 pikë aq sa ka në të vërtetë.

Portugalia është në krye të Grupit I me nëntë pikë, dy më shumë se Danimarka dhe Shqipëria që ndajnë vendin e dytë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: