Nuk ka më asnjë dyshim, Shqipëri-Francë do të zhvillohet në stadiumin e ri kombëtar në kryeqytet. Për këtë ishin të bindur prej kohësh drejtuesit e FSHF-ës, kishin filluar të shpërndanin ftesat ende pa marrë konfirmimin zyrtar nga UEFA, konfirmim që erdhi vetëm në mbrëmjen e së hënës.


Uefa Arena Kombetare
Uefa Arena Kombetare

UEFA ka zbardhur axhendën e plotë për ndeshjen Shqipëri-Francë, duke i shtuar edhe detajin më të rëndësishëm, ndeshja e fundit në kualifikueset “Euro2020”, do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”, të dielën me 17 nëntor në orën 20:45. UEFA ishte në pritje të ndeshjes testuese e cila kaloi më sukses por FSHF ka ende shumë punë deri në ditën e inaugurimit zyrtar.



Dukshëm impianti më i ri në Shqipëri nuk është ende plotësisht gati, kjo shihet më sy të lirë, përfaqësuesit e UEFA-s përpara se të largoheshin kanë lënë dhe porosit e fundit. Detyra kryesore është legjenda e stadiumit, sinjalistika dhe njoftimet për hyrje daljet e tifozëve. Jo vetëm ndriçimi i brendshëm në stadium është i rëndësishëm, kërkohet me çdo kusht edhe përfundimi i ndriçimit të jashtëm të impiantit, në të gjithë rrethimet e stadiumit dhe në hyrjet e tifozëve kërkohet ndriçim i përshtatshëm. FSHF është në garë me kohën edhe për pastrimin e impiantit, largimin e makinerive, skelave, gjithçka duhet të jetë e pastër dhe perfekte për të inauguruar si duhet këtë investim mbi 70 milion euro dhe për ta shndërruar në festë sfidën me kampionët e botës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb