Mund të jetë Kampionati Europian që do të mbahet mend gjatë, sepse dy vëllezër do të luajnë kundër njëri-tjetrit.UEFA i kushton një artikull vëllezërve shqiptarë Xhaka, Taulantit dhe Granitit.

Të shtunën dy vëllezërit, njëri me bluzën e kombëtares shqiptare dhe tjetri me zvicerianen do luftojnë në fushë për gol. Vëllezërit kanë lindur në Base nga prindër shqiptarë.

Më i madhi prej tyre, Taulanti, tregon për “Ilustre.ch” ndjesinë për këtë përballje dhe sfidën me Granitin. “Do ta ndal. Nëse do të më duhet, do t’i shkaktoj edhe faull, vetëm që të mos na shënojë. Ai e di që ne jemi profesionistë dhe secili duhet të bëjë maksimumin për ekipin e tij. Graniti i merr gjërat me më shumë emocione sesa unë”, thotë Taulanti.
Ky nuk është rasti i parë kur dy vëllezër luajnë në kampionate të rëndësishme si kundërshtarë. Njëherë ka qenë Kevin-Prince Boateng i Ganës me vëllain nga babai, Jérôme që përfaqësonte Gjermaninë. Po kështu dhe Mandanda me Mandanda, por këta nuk ishin vëllezër. Lojtari i Marsejës, Steve Mandanda luante kundër Parfait Mandanda që ishte me Republikën Demokratike të Kongos. Interesante sepse Steve kishte lidnur në Kinshasa dhe Parfait në Nevers, Francë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: