Një banane plastike e hedhur nga tifozët e Feyenoord në drejtimin të Gervinho-s mund të çojë klubin holandez në një dënim shembullor. Qeveria e futbollit evropian ka hapur një proces ndaj tifozëve të Feyenoord, për hedhje të sendeve në fushë, dhe për gjeste raciste ndaj sulmuesit të Roma-s. Gjithashtu pjesë e këtij hetimi do të jetë edhe Adem Ljajic, për provokim ndaj tifozëve pas golit të shënuar. E sigurt është se Feyenoord do të zhvillojë një ndeshje me dyer të mbyllura, por UEFA mund ta dënojë edhe me 1 vit mos pjesëmarrje në kompeticionet evropiane. Më 19 mars do të behët zyrtare edhe vendimi i marrë. Në një rast të tillë natyrshëm të lind pyetja, po Serbia? Më 14 tetor në Beograd shpërtheu një racizëm i pashembullt, një dhunë frontale nga të gjithë aktorët e mundshëm Serb ndaj përfaqësues shqiptare. Korre raciste, invadim fushe, dhunë fizike ndaj lojtarëve shqiptare, terror policor etj, dhe cili ishte vendimi i UEFA-s: 100 mijë euro gjobë për të dy përfaqësueset, ndeshja në tavolinë Serbisë 3-0, një “falënderim” për atë që dhuruan. Kjo tregon qartë që standardi i UEFA-s nuk është aspak i barabartë, i drejtë.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb