Rusia ka fituar “duelin” në tavolinë me Malin e Zi nga UEFA.
Institucioni më i madh i futbollit në Europë, ka bërë të ditur vendimin për ndërprerjen e ndeshjes Mali i Zi – Rusi, duke i dhënë kombëtares ruse tri pikët në tavolinë.
Përfaqësuesja e Malit të Zi është dënuar edhe me një ndeshje pa praninë e tifozëve. Pa dënim nuk ka shpëtuar as Rusia e cila është ndëshkuar me një gjobë prej 25 mijë euro, për sjelljet jo korrekte të tifozëve të saj gjatë ndeshjes.

Ndeshja Mali i Zi- Rusi u ndërpre për shkak të dhunës në stadium dhe goditjes me fishekzjarr të portierit rus. Me këtë vendim UEFA konfirmon se mban dy standarde, pasi në një situatë të ngjashme në ndeshjen Serbi-Shqipëri, pikët në tavolinë iu dhanë Serbisë pavarësisht dhunës ndaj futbollistëve shqiptarë në Beograd.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: