Komiteti i Arbitrave në UEFA ka njoftuar sot se ka përzgjedhur arbitrin i cili do të vendosë drejtësi në finalen e “Champions League” mes Real Madrid dhe Liverpool me datë 26 maj.

Ai do të jetë serbi Milorad Mazic, gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2009 dhe është ndër të zgjedhurit e FIFA-s për të marrë pjesë në Kupën e Botës së Rusi, pasi ka gjykuar pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, asnjë të dy skuadrave finaliste, si dhe dy sfida në “Europa League”.

Arbitri i finales së Kupës së Konfederatave të vitit të kaluar, luajtur mes Kilit dhe Gjermanisë (0-1), Mazic, do të asistohet në Kiev nga bashkatdhetarët e tij, Milovan Ristic dhe Dalibor Djurdjevic, me francezin Clement Turpin si gjyqtar i katërt. Gjithashtu, serbët Nenad Djokic dhe Danilo Grujic do të jenë arbitra shtesë, mbas portave.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb