Bajern Mynih – Liverpul është një prej sfidave më emocionuese të këtij turi të Ligës së Kampioneve, por në kapin bavarez gjërat nuk janë dhe aq pozitive në prag të 180 minutave ndaj kryesuesve të kampionatit anglez.

UEFA ka rrëzuar ankimimin e Bajernit në lidhje me Tomas Mylerin, që do t’i humbasë të dyja sfidat ndaj Liverpulit për shkak të një skualifikimi.

Lojtari gjerman u pezullua me dy takime pas goditjes me shkelm në kokën e Taljafikos në ndeshjen e fundit në grup ndaj Ajaksit. Bajerni kishte ankimuar vendimin e skualifikimit prej dy ndeshjesh, por UEFA ka vendosur të mos e pranojë këtë ankimim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb