UEFA pranoi të hënën se arbitri Taylor ka gabuar gjatë Gjermani-Spanjë në Europian, duke mos akorduar penallti në rastin e prekjes me dorë të Cucurrelas. Në lidhje me këtë rast foli Toni Kroos, mesfushori që ka kontribuar për “Panzerat”.
“Iu deshën tre muaj për të pranuar se ishte penallti, kur gati e gjithë bota konstatoi diçka të tillë brenda pak sekondash. Kjo më qetëson shumë (qesh). Nëse tani mund ta konsideroj veten kampion Europe? Nuk mendoj, jo!”, tha Toni Kroos.