Është zyrtare, Lacio dhe Sampdoria do të luajnë në kupat europiane për sezonin e ri. Pas zërave për një vendim të mundshëm të UEFA-s për t’i pezulluar përkohësisht dy klubet italiane, institucioni më i lartë i futbollit europian ndez dritën jeshile që bardhekaltërit të marrin pjesë në fazën play-off të Champions League, ndërsa Sampdoria në Europa League.

Në këtë mënyrë, Interi nuk do të përfitojë një kualifikim në tavolinë në Europa League për shkak të spostimit të mundshëm të vendeve që mund të linin bosh Lacio dhe Sampdoria. Vetë klubi nga Gjenova e siguroi Europën falë vendimit të UEFA-s për të mos pajisur me licencë Xhenoan, por mediat italiane aluduan për një përjashtim të mundshëm edhe të vetë Sampdorias për shkak të dyshimeve për një ndeshje të vitit 2011 që mendohet si e trukuar.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: