UEFA ka publikuar sot statistikat dhe më të mirat e të gjitha ekipeve dhe lojtarëve në fazën kualifikuese. Robert Lewandowski, Shqipëria, San Marino, Islanda, Ilkay Gundogan dhe Arda Turan cilësoheshin nga UEFA si të veçantat e këtyre eleminatoreve, shkruan Panorama.

Në statistikat e publikuara theksohej se se në evenimentin e zgjeruar me 24 skuadra, ka disa ekipe debutuese si Uellsi, Irlanda e Veriut dhe Sllovakia. Por, nëse të gjitha këto skuadra kanë luajtur në Kupën e Botës dhe Islanda arriti deri në fazën play­off të Brazil 2014, ndërsa për Shqipërinë kjo është një ecuri e paprecedentë. Shqipëria i nisi kualifikueset në vazon e pestë, e pozicionuar në vendin e 41­-të në renditjen e UEFA­-s, ndërsa pjesëmarrje në fazën finale të Evropianit ishin regjistruar nga Kombëtarja U­18 në vitin 1982 dhe nga përfaqësuesja e 16-­vjeçarëve në vitin 1995.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: