Edhe UEFA, organizmi më i lartë i futbollit Europian, “armiku” kryesorë i Shqipërisë, është dorëzuar duke konfirmuar zyrtarisht vendimin e marrë nga CAS. Tre pikët e “arta” të dhëna nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv kanë pozicionuar Shqipërinë në vendin e dytë në renditjen e Grupit I. Me tre fitore dhe një barazim, kuqezinjtë kanë kaluar Danimarkën, duke u pozicionuar në vendin e dytë, falë golavarazhit më të mirë. UEFA, institucioni që në dy shkallët e saj, në Disiplinë dhe Apel, i kishte dhënë tre pikët Serbisë, tashmë bën këtë “korrigjim” në renditje, duke i dhënë fund makthit që përfaqësuesja shqiptare pësojë në Beograd.
(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb