Shtatë persona, përfshirë të paktën tre fëmijë, kanë vdekur nga përmbytjet që përfshiu Kampala, kryeqytetin e Ugandës, mëngjesin e sotëm.
Pas një periudhe të gjatë temperaturash të larta dhe thatësire, në qytet ra shi i rrëmbyeshëm dhe autoritetet paralajmëruan për rrezik përmbytjeje. Shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur një pjesë të tij në orët e para të mëngjesit.
Zëvendës shefi i policisë Luke Owoyesigire tha se shtatë persona u mbytën, duke përfshirë dy motra të moshës 3 vjeç e 11 muaj. Fëmija i tretë është një djalë, për të cilin aktualisht nuk ka të dhëna të tjera.
Severe flooding in Lugogo, Kampala in Uganda this morning…🌊🌊🌊 pic.twitter.com/DN9ob3IHvN
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) March 26, 2025
Severe flooding in Kampala, Uganda this morning. Many properties destroyed…..🌊🌊🌊pic.twitter.com/mFsQ80UeLP
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) March 26, 2025
Komuna njoftoi se ka pasur dëme të konsiderueshme në ndërtesa. Mes viktimave është edhe një punonjës i ambasadës amerikane në Kampala. Ambasada nuk ka komentuar për ngjarjen.
Dy vajzat e vogla u mbytën në shtëpinë e tyre, në periferi të Boukoto. Nëna e tyre u arrestua dhe u akuzua për pakujdesi sepse i mbylli në shtëpi kur doli për të punuar natën. Përmbytjet vdekjeprurëse kanë ndodhur në Kampala shumë herë në të kaluarën. Ndërtimet e pakontrolluara, mbipopullimi dhe mungesa e sistemit të kullimit të ujit përkeqësojnë situatën.