Mesfushori i Manchester Unitedit, Manuel Ugarte, është prezantuar si lojtari i ri i “Djajve të Kuq”. Ugarte, në fjalën e tij, shprehet se ka zgjedhur këtë skuadër, për shkak të historisë që ka.

“Kam zgjedhur këtë klub para së gjithash për historinë e tij, të gjithë e dimë që është një klub i madh. Një nga më të mirët në botë, natyrisht. Në Old Trafford, atmosfera është fantastike.

Karakteristikat – Unë luftoj për çdo top sikur të ishte i fundit. Është diçka krejtësisht e veçantë që gjendet te lojtarët uruguaianë dhe varet nga shumë faktorë” – tha ish-lojtari i PSG.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb