Marsi konsiderohet një planet armiqësor për jetën. Mirëpo matjet e reja në kraterin e malit Gale japin të dhëna të ndryshme nga teoritë ekzistuese, sipas të cilave, planeti është tepër i ftohtë për ekzistencën e ujit. Anija “Curiosity”, e cila aktualisht ndodhet në malin Sharp, në qendër të kraterit Gale ka zbuluar se Marsi ka ujë nën sipërfaqe, raporton “The Guardian”. Deri tani, shkencëtarët kishin besuar se kushtet e planetit të kuq ishin tepër të ftohta për ekzistencën e ujit, edhe pse janë disa depozita akulli.

“Të dhënat tregojnë se uji mund të jetë në formën e permafrostit. Është hera e parë që zbulojmë ujë këtu”, tha profesor Andrew Coates nga “Mullard Space”. Gjetja sugjeron se toka marsiane ka ujë të kripur, për shkak të pranisë së kripës, e cila e ulë në mënyrë domethënëse pikën e ngrirjes së ujit. Kur përzihet me perklorat kalciumi, uji mund të ekzistojë në këtë formë edhe nën temperaturën -70 gradë dhe kripa i gëlltit avujt e ujit nga atmosfera. Gjatë netëve dimërore, deri në pikun e diellit, nivelet e temperaturës dhe lagështisë janë të duhurat për formimin e ujit të kripur.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: