Shirat e dhjetorit të vitit 2010 shkaktuan dëme të mëdha në të gjithë vendin, po edhe pse kaluan 4 vjet, pasojat janë ende të pariparuara. Prurjet e mëdha të shiut kanë detyruar hapjen e portave të hidrocentralit të Shkopetit, duke bërë që uji i rrëmbyer të shkatërrojë gjithçka i doli para.
Rreth 500 metra larg digës së hidrocentralit të Shkopetit, uji mori me vete edhe urën e fshatit Shkopet duke lënë dhjetra banorë të izoluar:
75- vjeçarja Drane Malçi tha për mediat lokale se jeta e tyre është kthyer në një ferr prej katër vjetësh. Të shumta kanë qenë rastet kur njerëzit që tentojnë të kalojnë nga njëra anë e lumit në tjetrën, kanë përfunduar në ujë duke u rrëmbyer nga rrjedha. Por sipas 75-vjeçares, më problem mbetet transporti i të sëmurëve. Mungesa e urës ka bërë që dhjetra banorë të detyrohen të lënë fshatin dhe të banojnë me qera në Milot apo Laç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb