Uji është thelbësor për jetën dhe përfitimet e tij shëndetësore janë të pamohueshme. Të gjitha organeve ju duhet ujë për funksionimin e duhur të tyre dhe për të qëndruar të shëndetshme. Për këtë arsye duhet të përdorni këtë element të rëndësishëm, efikas dhe të shëndetshëm që natyra na ofron.
Ja 10 arsye pse duhet të pimë ujë që në mëngjes, sapo të zgjohemi.

1. Të pini një apo dy gota ujë sapo të zgjoheni është ideale për të eliminuar toksinat dhe substancat që trupi nuk ka nevojë. Në këtë mënyrë, uji ndihmon për të parandaluar sëmundjet dhe aktivizon metabolizmin, duke i vënë në veprim për pjesën tjetër të ditës.

2. Gjatë natës, trupi punon për riparimin e qelizave duke bërë një pastrim të brendshëm; të pini një gotë me ujë në mëngjes është shumë e dobishme, sepse ai i jep një nxitje me të mirë trupit duke e ndihmuar atë të shpëtoj nga të gjitha mbeturinat që nuk janë të nevojshme, shkruan Ata.
3. Të pini një ose më shumë gota ujë në mëngjes ndihmon për të minimizuar efektet e dëmshme të substancave të tilla si alkooli, duhani, ndotja dhe ushqimi i keq.
4. Të pini ujë në mëngjes mbron dhe hidraton organet tuaja jetike, duke i mbajtur ata të shëndetshme.
5. Të konsumoni 2 ose 3 gota ujë sapo zgjoheni është ideale edhe për humbjen e peshës. Përveçse eliminon toksina nga trupi, uji ndihmon për të djegur yndyrën dhe kaloritë, gjithashtu redukton ndjenjën e urisë duke ju penguar të fitoni peshë.
6. Uji është një aleat i mirë për lëkurën: dy gota ujë esëll do të ndihmojnë për të ruajtur elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e lëkurës, duke shmangur shfaqjen e rrudhave të parakohshme.
7. Pirja e ujit në mëngjes ndihmon për të ruajtur shëndetin e përgjithshëm mirë, sepse ai ka efekte pozitive në sistemin limfatik dhe na ndihmon për të mbrojtur veten nga infeksionet.
8. Të konsumosh një gotë me ujë të ngrohtë në një stomak bosh është një mënyrë e mirë për të filluar ditën me energji, duke eliminuar ndjenjën e gjumit dhe lodhjes që zakonisht na shoqëron në orët e para të mëngjesit.
9. Uji në mëngjes është ideal për të luftuar dhe për të parandaluar problemin me zorrët.
10. Në qoftë se vuani nga problemet e gastritit, uji mund të kthehet në aleatin tuaj më të mirë për të luftuar këtë problem. Pini të paktën tre gota ujë sapo të zgjoheni, do t`ju ndihmojë në reduktimin e nivelit të aciditetit të stomakut dhe të zbusë dhimbjet e barkut që mund të shkaktohen nga gastriti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: