NGA: Erjon Skendaj
TIRANE-
Në një kohë që qeveria ka njoftuar nisjen e aksionit të madh nga data 1 shkurt 2018 për prerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit, në rrugën “Aleksandër Marteli” në Shkozë ujë I Selitës rrjedh lirisht nga të çarat shumëfishe të tubacionit. Kujtojmë se në datën 7 janar ‘BalkanWeb’ publikoi një video për situatën në fjalë.

Banorët fajësojnë ndërmarrjen e ujësjellës kanalizimeve tiranë për situatën e krijuar që vijon prej tre vitesh çka sipas tyre ka ndikuar në dëmtimin e rrugës ndërsa uji I Selitës është bërë I papijshëm.

Sipas tyre problematika e ka zanafillën 3 vite më parë kohë kur Ujësjellës Kanalizime Tiranë ndërhyri në rrugën “Aleksandër Marteli” në Shkozë ku pasi çau asfaltin hapi një kanal të thellë për të zëvendësuar tubacionin e vjetëruar të ujit që furnizon një pjesë të madhe të familjeve. Por ndërmarrja nuk i çoi deri në fund punimet duke e lënë të paasfaltuar kanalin e hapur. Për rrjedhojë nga pesha e automjeteve pjesa e rrugës e mbetur pa asfalt u fundos duke shtypur edhe tubacionin e ri që prej asaj kohe shfaq defekte të shpeshta në të gjithë gjatësinë lineare prej afër 100 metrash.

Për më tepër banorët thonë se çarjet e shpeshta të tubacionit e kanë bërë të papijshëm ujin e Selitës duke i detyruar ata që ta blejnë ujin. Banorët i kërkojnë UKT dhe bashkisë të zgjidhë problemin me rrjetin e amortizuar tashmë si dhe ta rikthejnë në Identitet rrugën e dëmtuar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: