Deputeti Helidon Bushati ka reaguar pas situatës së krijuar me reshjet e shiut në vend.

Me anë të një postimi në Facebook, Bushati ka kritikuar punën e institucioneve për shfrytëzimin e prurjeve, ndërsa tha se uji po shkarkohet në det ndërkohë që në Koman dhe Vaun e Dejës nuk janë arritur ende nivelet maksimale

Postimi i plotë:

?Kur paratë e shqiptarëve i “merr lumi”.

Sot do të shkonte shumë shprehja, natyra i dhuron shqiptarëve miliona euro, por zyrtarët shqiptar e mbajnë kaskadën jashtë pune dhe ujin e sjellë nga shiu e lënë të lirë drejt detit.

Lind pyetja;

?Si mund të shkarkosh 1300m3/sekond në det, e nga ana tjetër mban HEC-et jashtë pune❓

? Si mundet të shfrytëzosh  200MË nga Komani që ka 600MË dhe 150MË nga Vau Dejës që ka 250MË❓

?Nëse turbinat do të prodhonin me kapacitet të plotë dhe përsëri ka prurje më shumë se sa ke mundësi të përpunosh, atëherë shkarkimet janë të legjitimuara, por në rast të kundërt është vetëm shpërdorim  i pronës publike.❌

? Kapacitetet e prodhimit prej 850MË (600MË në Koman me 4 agregatë dhe 240MË në Vau Dejes me 5 agregatë) po shfrytëzohen vetëm 357 MË, që të jem më i qartë, pra më pak se gjysma e totalit.

Ndërkohë, uji lundron i qetë drejt detit edhe në kushtet kur nuk janë arritur akoma kuotat maksimale prej 176m në Koman dhe 76m në Vau Dejës.

Të shkarkosh se arrite kuotat maksimale dhe të mbash hidrocentralin me kapacitet të përgjysmuar, ç’paradoks!

Mund edhe  të “fshihesh” pas këtij  arsyetimi dhe nuk merret  kush me ty (për aq kohë që ke ushqyer median në të katër anët) se perse nuk more masa që të rrisesh prodhimin.

Ama të shkarkosh pa arritur kuotat maksimale, 176m në Koman dhe 76m në Vau Dejës, është  ose trimëri  e rrallë ose budallallik i pashoq, por profesinalizëm jo e jo.

�? Me këto çmime tregu, shkarkimet prej 1300m3/sekond kanë  vlerë rreth 400,000 Euro në orë. Që të jem më i qartë, vetëm në këto orë të ditës së sotme shtetit shqiptar i ka “marrë lumi” disa million euro që po derdhen në det.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: