Samir Ujkani nuk ka hapësirat e duhura te Palermo, por pa marrë parasysh këtë ai po mendon vazhdimin e kontratës. Portieri i përfaqësueses së Kosovës, nuk është aktivizuar titullar gjatë këtij sezoni, duke qenë zëvendësues i Stefano Sorrentinos, që po zhvillon një kampionat shumë pozitiv. Hierarkia e trajnerit Jakini nuk i jep mundësi Ujkanit të ketë më shumë minuta në Serinë A, të paktën për këtë sezon, pasi mosha e Sorrentinos favorizon 26-vjeçarin përsa i përket të ardhmes.

Garancia që do të marrë Ujkani për t’u aktivizuar titullar do të jetë çelësi i arritjes së marrëveshjes mes palëve, ndaj pritet shumë shpejt që të zyrtarizohet rinovimi i kontratës. Ujkani është pjesë e Palermos që nga viti 2008, ndërsa për tre sezone është aktivizuar në formë huazimi te Novara në tre kategori të ndryshme.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: