Një kolumbian 40 vjeçar është dënuar nga një gjykatë e Baranquilla me 60 vjet burg për pedofili, pasi është deklaruar fajtor për abuzime seksuale me rreth 276 fëmijë.

Lajmin e bën të ditur Bbc, duke saktësuar që krimet janë bërë nga viti 2007 deri në 2008. Burri, Juan Carlos Sanchez Latorre, përdorte pseudonimin ‘Ujku i keq’ për të ndarë online pamje dhe video të abuzimeve.

Ai është arrestuar një vit më parë në Venezuela pas 5 vitesh në arrati.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb