Komisionarja për të Drejta të Njeriut në Ukrainë, Lyudmyla Denisova ka thënë se 130 persona janë shpëtuar nga rrënojat e një teatri të goditur nga një sulm ajror rus në Mariupol.
Qindra persona kanë qenë duke u strehuar në bodrum kur teatri është bombarduar nga Rusia, kanë thënë autoritetet ukrainase.
Në një adresim televiziv, Lyudmyla Denisova, ka thënë se puna e forcave të kërkim-shpëtimit është duke vazhduar edhe se 1,300 persona besohet se janë ende në bodrum.