KIEV, UKRAINË

Shërbimi Sekret i Ukrainës, SBU ka njoftuar se ka arrestuar 7 shtetas rusë, të cilët besohet se po planifikonin sulm në shtetin ukrainas.

Dy nga të arrestuarit thanë se punojnë për shërbimin sekret rus, mirëpo ata nuk ofruan asnjë dokument për ta vërtetuar këtë gjë, shkruan AP.

Arrestimet e 7 rusëve janë bërë vetëm një ditë përpara zgjedhjeve presidenciale ukrainase.

Një nga burrat e vënë në pranga ka mohuar akuzat për të, duke u shprehur se ka qenë në zyrën e tij e “nuk ka bërë asgjë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: