Forcat ajrore ukrainase kanë njoftuar të premten se Rusia ka sulmuar infrastrukturën kritike në vend me 19 dronë gjatë natës, raporton Reuters.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka bërë të ditur se një ndërtesë me apartamente është dëmtuar në kryeqytet, por nuk ka raportuar për viktima. Sipas tij zjarri atje u shua menjëherë.
“Sulmi dëmtoi gjithashtu një ndërtesë administrative biznesi në rajonin qendror të Kirovohradit, duke shkaktuar lëndime të lehta te një prej punonjësve”, ka thënë guvernatori Andriy Raykovych.
Forcat ruse goditën gjithashtu infrastrukturën kritike, objektet e shërbimeve dhe 35 rezidenca private të enjten në rajonin jugor të Khersonit, njoftoi guvernatori Oleksandr Prokudin.