Gjeorgjia kërkon pikët maksimale ndaj Ukrainës dhe ndaj Shqipërisë, në dy ndeshjet e radhës të Nations League. Në konferencë për shtyp doli sot mesfushori i gjeorgjianëve, Otar Kiteishvili, i cili vlerësoi në maksimum progresin e bërë nga skuadra.
“Përkushtimi si gjithmonë është maksimal! Jemi duke u përgatitur për ndeshje të rëndësishme dhe shumë të vështira. Kemi luajtur sfida të suksesshme në Shtator, e kjo është meritë e punës së palodhur dhe përgatitjes së mirë. Por tani ne duhet të jemi gati për sfidat e ardhshme dhe shpresoj që rezultati të jetë i njëjtë me atë që patëm në Shtator. Ka rëndësi të madhe mbështetja që po na bëjnë tifozët, të cilët janë të shumtë në numër.”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)