Ukraina ka kërkuar importe të energjisë elektrike nga pesë vende për shkak të mungesës së energjisë elektrike në vend, tha kompania Ukrenergo në Telegram.
“Importet do të kryhen gjatë gjithë ditës nga Polonia, Rumania, Sllovakia, Hungaria dhe Moldavia me një vëllim total prej 5000 MWh në orë, me një kapacitet maksimal deri në 1290 MW në orë të caktuara”, tha kompania.
Ukrenergo u bëri thirrje përsëri ukrainasve që të mos ndezin pajisje të fuqishme elektrike shtëpiake në të njëjtën kohë dhe të kursejnë energjinë elektrike.
Autoritetet ukrainase pranojnë se që nga pranvera, vendi ka humbur një sasi të madhe të kapacitetit të prodhimit të energjisë. HEC-i Kaniv, HEC Dnieper, TEC Zmiyiv u dëmtuan dhe u shkatërrua objekti më i madh i prodhimit të energjisë në rajonin e Kievit – Trypilska TEC.
(A.A/BalkanWeb)