Ushtria ukrainase tha se kishte goditur tre sisteme raketore ruse tokë-ajër në Krimenë e kontrolluar nga Rusia gjatë natës.

Ky është sulmi i dytë ndaj sistemeve kundërajrore në gadishull këtë javë.

Sulmet kishin në shënjestër një sistem S-300 dhe dy sisteme më të avancuara S-400 pranë qytetit të Melbek dhe Sevastopol, tha shtabi i përgjithshëm.

Guvernatori i Sevastopol i emëruar nga Rusia tha se mbrojtja ajrore zmbrapsi sulmin me raketa gjatë natës dhe se nuk ishte shkaktuar asnjë dëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: