Ushtria ukrainase ka thënë të enjten se ka përdorur raketa balistike ATACMS për të goditur një stacion radari rus, me qëllimin për të zvogëluar aftësinë e Moskës “për të zbuluar, gjurmuar dhe përgjuar objektiva aerodinamikë dhe balistikë”.

Ushtria nuk ka thënë se kur kishte ndodhur sulmi dhe nuk ka dhënë vendin e stacionit të radarit ‘Nebo-M’ në deklaratën e saj në aplikacionin e mesazheve Telegram, raporton Reuters.

“Shkatërrimi i radarit Nebo-M do të krijojë një ‘korridor ajror’ të favorshëm për përdorimin efektiv të raketave të lundrimit Storm Shadow dhe SCALP-EG”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Ushtria ukrainase beson se Rusisë i kanë mbetur 10 sisteme të tilla operacionale.

Shtetet e Bashkuara dërguan raketa me rreze të gjatë ATACMS në Ukrainë këtë pranverë dhe këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan ka deklaruarse Ukraina ishte zotuar në atë kohë që të përdorte armët vetëm brenda territorit të saj. Forcat ruse aktualisht pushtojnë rreth 18% të territorit të Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy u është lutur aleatëve prej muajsh që të lejojnë Ukrainën të lëshojë raketa perëndimore, duke përfshirë ATACMS të SHBA-së me rreze të gjatë dhe Storm Shadoë të Britanisë, thellë në Rusi.

Pas diskutimeve me aleatët muajin e kaluar dhe pas një vizite në SHBA nga Zelensky, Washingtoni nuk sinjalizoi ndonjë ndryshim në pozicionin e tij për përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi nga Kievi në territorin rus.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: