Ukraina triumfoi në Shqipëri me shifrat 1-2, duke marrë kështu një sukses të rëndësishëm në Nations League. Ish-sulmuesi i njohur i ukrainasve, aktualisht në postin e Presidentit të Federatës, Andriy Shevchenko, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shprehet i lumtur.
“Skuadra tregoi karakter dhe siguroi rezultate në fushë. Ata siguruan një fitore në ndeshjen e fundit të vitit dhe përmirësuan pozicionin tonë në renditje. Faleminderit ekipit dhe stafit teknik për këtë rezultat.
Një fitore simbolike në një ditë kur Ukraina kaloi një tjetër gur kilometrik në luftë dhe vazhdon të luftojë falë mbrojtësve tanë”,- shkruan ai.
View this post on Instagram
(J.S/BalkanWeb)