Ukraina shpalli gjendje lufte, pas kapjes së tri anijeve të saj detare dhe 23 pjesëtarëve të ekuipazhit, të dielën nga Rusia.


Pas debateve të nxehta, ligjvënësit e mbështetën kërkesën e presidentit Petro Poroshenko për të sjellë në fuqi ligjin ushtarak, që do të zgjasë 30 ditë duke filluar nga 28 nëntori.


Autoritetet tani mund t’i kufizojnë tubimet publike dhe të sistemojnë mediat.
Përplasja detare e së dielës ndodhi jashtë brigjeve të Krimesë – gadishull i Ukrainës i aneksuar nga Rusia në vitin 2014, shkruan rel.


Anijet e rojes bregdetare ruse hapën zjarr, përpara se forcat e saj speciale t’i sulmonin anijet e Ukrainës. Rreth gjashtë ukrainas u plagosën.

Ukraina tha se ky veprim ishte një “akt i agresionit” rus. Moska tha se anijet kishin hyrë ilegalisht në ujërat e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb