Ukraina ka marrë një grant të konsiderueshëm prej 1.9 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian si pjesë e programit ambicioz të Lehtësimit të Ukrainës.

Ministria e Financave e Ukrainës konfirmoi mbërritjen e fondeve, duke deklaruar, “Një këst i financimit të pakushtëzuar (parafinancim) në vlerë prej 1.9 miliardë euro nga Bashkimi Evropian është kredituar në buxhetin e shtetit të Ukrainës. Këto fonde sigurohen përmes instrumentit financiar të BE-së, Ukraina Facility.

Që nga shkurti i vitit 2022, Bashkimi Evropian i ka dhënë Ukrainës rreth 35 miliardë euro ndihmë direkte buxhetore.

Më 1 shkurt 2024, në një samit në Bruksel, liderët e BE-së miratuan një paketë gjithëpërfshirëse ndihme prej 50 miliardë eurosh për Kievin, që shtrihet nga 2024 deri në 2027, duke përfshirë 38.27 miliardë euro për mbështetjen buxhetore, 6.97 miliardë euro për një fond investimi, 4.76 miliardë euro për mbështetje teknike dhe administrative.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: