Një evakuim i pjesshëm është urdhëruar në rajonin Tver të Rusisë pas një sulmi “masiv” me dronë nga Ukraina.

Lajmi u bë i ditur nga guvernatori lokal, Igor Rudenya i cili u shpreh se shërbimet e urgjencës në qytetin e Toropets po përpiqeshin të “lokalizonin” zjarrin e shkaktuar, megjithatë ka raportuar se nu ka të dhëna e si pasojë e sulmit të ketë humbje jete.

Ndërkohë, janë shfaqur pamje të paverifikuara që supozohet se tregojnë një shpërthim masiv në qytet, mes raporteve të pakonfirmuara se një depo armësh u godit gjatë natës.

Toropets shtrihet rreth 380 km (236 milje) në veri-perëndim të kryeqytetit të Rusisë Moskë, dhe rreth 470 km në veri të kufirit me Ukrainën.

Të mërkurën në mëngjes, autoritetet e Toropets thanë se autobusët ishin përgatitur tashmë për evakuim. Ata pohuan gjithashtu se situata ishte “nën kontroll” në qytetin me rreth 13,000 banorë.

Ndërkohë, media shtetërore ruse raportoi se shkollat dhe kopshtet rajonale do të mbyllen të mërkurën.

Sulme gjatë natës u raportuan gjithashtu në rajonet perëndimore të Rusisë Bryansk, Kursk, Oryol dhe Smolensk.
Zyrtarët lokalë thanë se rreth 50 dronë dhe dy raketa u rrëzuan.

Ukraina nuk ka komentuar mbi sulmet e raportuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb