Drejtoria Kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (GUR) tha se njësi ushtarake të Koresë së Veriut janë dislokuar në rajonin Kursk të Rusisë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim, GUR tha se njësitë, të trajnuara në Rusi, i janë bashkuar luftës kundër Ukrainës.

Ajo pohoi se rreth 12.000 ushtarë nga Koreja e Veriut janë dërguar në Rusi, duke përfshirë 500 oficerë dhe tre gjeneralë.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se ushtarët janë të pajisur me municion, shtrat, veshje dimërore, këpucë dhe mjete higjienike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: