Maksym Krypak ka shtatë medalje në Lojërat Paralimpike, prej tyre pesë të arta. Por paralimpisti ukrainas nuk do të garojë në Lojërat e Parisit.

“Karrierën e kam në pritje”, ka thënë Krypak për “Tagesspiegel”.

Pas Lojërave Paralimpike në Tokio atij i është dashur pushimi.

“Dhe më pas në vitin 2022 nisi lufta”.

Menjëherë ishte e qartë për të se dëshiron ta ndihmojë vendin dhe se duhet të mbetet në Kharkiv.

Në vend të sportit ai iu përkushtua punës vullnetare. Ai nuk mund të shkojë në luftë për shkak të mosfunksionimit muskulo-skeletor.

Ndonëse vullnetshëm hoqi dorë nga noti, sporti i mungon Krypakut. Ai mund  të ushtrojë, por nuk është në disponim për shkak të luftës. Është i vetëdijshëm se sporti do ta ndihmonte të largohej nga zona e luftës. Por kështu do të ndihej shumë keq.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb